Filipçe: Nuk do të shkarkoj askënd
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka mohuar se do të pasojnë shkarkime të personave udhëheqës në spitalet e vendit.

Ky reagim vjen pasi që dje nga posti i drejtorit dha dorëheqje drejtoreshe e Klinikës së Fëmijëve, Katerina Stavriq.

“Nuk bëhet fjalë se pason ndonjë shkarkim. Edhe gjatë ditës së djeshme deklarova se kemi vazhdimësi, komunikim të shkëlqyer me të gjithë drejtorët të vendosur në institucionet publike shtetërore. Drejtoresha e Klinikës për Fëmijë ka dhënë dorëheqje para disa muajve, kur po zhvillohej procesi zgjedhor. Atëherë kemi pasur bisedime, u pajtuam që ajo të ngel deri në fund të procesit zgjedhor që të mund që ne t’i bëjmë ato ndryshime”, tha Filipçe.

Ai njoftoi se nuk ka zgjedhur ndonjë njeri me të cilin ka biseduar që ta zëvendësojë Stavriqin.
Shtuar më 21/05/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori