Filipçe: Maskat mbrojtëse nuk janë të rrezikshme për fëmijët
Ministri Venko Filipçe konsideron se mbajtja e maskave për tetë orë në shkolla nuk paraqet rrezik për fëmijë dhe se kjo është e vetmja mënyrë për t’u parandaluar bartja e virusit.

“Nuk presim komplikime, dhe as pengesa tek ata, bëhet fjalë për rekomandim të sigurt”, tha Filipçe.

Sipas Filipçes, masat parandaluese mbrojnë shëndetin e fëmijëve.

“Tani shkollat janë fizikisht bosh, ky ishte qëllimi, që të kemi sa më pak fëmijë në shkolla për shkak se hapësirat e mbyllura janë rrezik serioz”, tha Filipçe.
Shtuar më 01/10/2020, ora 22:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori