Kryetari i Kumanovës Maksim
Dimitrievski gjatë vizitës së djeshme të delegacionit qeveritar në Kumanovë nuk ka treguar se është
testuar për Koronavirus, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko
Filipçe.
Dimitrievski sot ka rezultuar pozitiv dhe për këtë arsye janë izoluar kryeministri Oliver Spasovski, zv kryeministri Bujar Osmani, si dhe ministrat Arbër Ademi dhe Venko
Filipçe.
Vetë
Filipçe tha se gjatë takimeve në Kumanovë nuk kanë pasur informacion se ndonjeri prej prezentëve është
testuar, që hap dilemën nëse
Dimitrievski tani duhet të përgjigjet nën akuzën për mosrespektim të masave gjatë epidemisë.
Shtuar më 16/04/2020,
ora 21:02