Filipçe: Koronavirusi mund të ketë qenë prezent shumë më herët në vendin tonë
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës së sotme ka konfirmuar lajmin që Alsat publikoi më herët lidhur me prezencën e koronavirusit shumë më herët në vendin tonë, gjegjësisht i pranishëm që prej Vitit të Ri.

“Lidhur me dy viktimat nga Velesi, është gjetur virusi tek ato, është e vështir të thuhet se cila është shkaku i vdekjes. Por duke pasur parasysh numrin dukshëm më të madh të pacientëve nga gripi këtë sezone, 37 000 kundrejt 20 000, parë historikisht vite me herët, nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë qenë prezent edhe në vendin tonë edhe më herët. Posaçërisht duke pasur parasyshë se ja çdo ditë po dalin publikime që kemi edhe bartës asimptomatik”, deklaroi Filpçe.

(koha.mk)
Shtuar më 10/04/2020, ora 20:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori