Filipçe jep lajmin e madh: Vaksinën anti-Covid do ta marrim në fillim të vitit të ardhshëm
“Pritjet janë që vaksinën kundër coronavirusit, Maqedonia e Veriut ta marrë në
muajt e parë të vitit të ardhshëm”.
Këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko
Filipçe, i cili shtoi se sipas dinamikës së tanishme, vaksina duhet të arrijnë në
muajt janar-shkurt.
Sa i përket mënyrës së sigurimit të
vaksinës,
Filipçe tha se ajo është e mundur
nëpërmjet mekanizmit KOVAKS.
Filipçe tha se ofertë për blerjen e
vaksinës ka edhe nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis dhe ambasadori i Polonisë në Maqedoni.
“Besoj se do të miratohet sipas procedurës së ashtuquajtur urgjente dhe diku pas vitit të ri, ashtu janë pritjet, kompanitë do të marrin leje dhe dy vaksinat do të distribuohen. Ne e presim
nëpërmjet mekanizmit KOVAKS. Ne kemi nënshkruar marrëveshje, Qeveria e ka miratuar dhe është siguruar buxheti”, tha
Filipçe.
Shtuar më 10/11/2020,
ora 14:03