Filipçe: Do të diskutohet për masa të reja, ende është herët për orën policore
Masat e radhës të cilat do të sillen janë restrikcione në transportin publik, kufizimi i punës në bare dhe restorante. Gjithashtu masa restriktive mund të vendosen edhe në disa komuna.

Komisioni për Sëmundje Infektive nesër në mbledhje do të diskutojë, nëse ka nevojë për masa shtesë restriktive prej atyre të cilat janë në fuqi”, deklaroi ministri i Shëndetësisë për TV Sitel.

“Ajo do të përfshinte masa restriktive në tranportin publik, kufizimi i punës së objekteve hotelerike dhe kompanive të ndryshme dhe nëpër të gjitha vendet ku vleresojmë se ka rrezik. Një pjesë e masave mund të sillen vetëm në disa komuna dhe disa tjera do të vlejnë për të gjithë territorin e shtetit. Të gjitha këto do t’i diskutojmë në mbledhjen e nesërme”, deklaroi ministri Filipçe.

Filipçe me tej shtoi se ende është herët për orë policore, megjithatë edhe kjo mund të propozohet në moment të caktuar.
Shtuar më 15/10/2020, ora 22:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori