Filipçe bën thirje: Shmangni grumbullimet në fundjavë
Ministri i shëndetësisë Venko Filipce në rrjetin social fejsbuk ka këshilluar qytetarët që për vikendin e vazhduar qytetarët të mos grumbullohen.

“Para neve është vikend i vazhduar në të cilën pres sjellje të përgjegjshme nga qytetarët. Po hyjmë në një fazë jashtëzakonisht të rrezikshme në të cilën virusi është i shpërndarë shumë dhe mundësia për infektim është e madhe. Grupimet dhevfestat, leni për ndonjë kohë tjetër. Ka shumë mënyra të sigurta për një vikend të mirë duke i respektuar masat për mbrojtje. Tani është koha për ta mbrojtur shëndetin personal dhe me këtë edhe shëndetin publik”, ka shkruar Filipçe.
Shtuar më 22/10/2020, ora 22:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori