Filipçe jep lajmin e keq: Vdes 1 person me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi sot edhe për një viktimë. Bëhet fjalë për një paciente të moshës 65 vjeçare e cila vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

Ndërkohë që 5 pacientë të tjerë, sot janë lëshuar në kurim shtëpiak. Kjo pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar dukshëm dhe në testet e fundit ata kanë rezultuar negativë.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja të koronavirusit në vend. Sipas qyteteve: Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçanë 1”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Shtuar më 01/04/2020, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori