Filipçe: Po vjen një periudhë e vështirë, do rritet numri i viktimave
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp njoftoi se ditë më të vështira do të vijnë edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Pranë nesh vjen periudha më e vështirë, periudhë kur në botë numri i të infektuarve do të rritet, do të rritet edhe te ne. Vjen një periudhë kur do të rritet edhe numri i të vdekurve, për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha Fiilipçe në konferencën e rregullt, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se sot humbi jetën një 31 vjeçar dhe se kjo është dëshmi se virusi nuk kursen asnjë.

“Të gjithë ata që nuk ishin të bindur ndaj rrezikshmërisë nga virusi dhe nga kjo sëmundjen, tani besoj se e kanë të qartë se kjo përbën rrezik serioz. Nuk do të jetë lehtë, dhe për këtë shkak dua t’ju bëj apel të gjithëve të respektojnë rekomandimet, të mos përhapet panik, të sillemi në mënyrë të përgjegjshme për shkak se suksesi në këtë luftë baret nga secili prej neve”, tha ministri Filipçe.
Shtuar më 29/03/2020, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori