FH: Niveli i demokracisë në Maqedoni po pëson rënie
Në një raport të fundit të publikuar nga Freedom House rezulton se niveli i demokracisë në Republikën e Maqedonisë ka rënë ndër vite. Llogaritja, respektivisht krahasimi bazohet në nivelin e demokracisë së vitit 2004">2004 (e cila paraqitet me vlerë 0).

Bazuar tek të dhënat pak më mirë se në vitin 2004">2004 paraqitet situata në vitin 2014, Kurse dy vitet e fundit niveli i demokracisë është më i ulët se sa në vitin 2004">2004, njofton Portalb.mk.

Sipas zyrtarëve kjo rënie ka ndodhur kur pushtetin e ka në duar koalicioni VMRO-DPMNE që nga viti 2006, së bashku me partinë shqiptare, Bashkimin Demokratik për Integrim.

Ndërkohë gjatë këtij viti niveli i demokracisë në Maqedoni është më i ulëti (-0,29), krahasuar me vendet tjera ballkanike. Pas saj më keq është Bosnja dhe Hercegovina (-0,21) dhe pastaj Mali i Zi (-0,1). Ndërsa rritje më e madhe e nivelit të demokracisë është shënuar në Kosovë (0,43)./Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori