FH: Maqedonia kualifikohet si shtet hibrid
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Freedom House, Maqedonia vazhdon të mbetet shembulli më i keq për liri dhe demokraci, luftës kundër korrupsionit. Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ky raport argumenton qëndrimin konsistent se vendi është larg zgjidhjeve të problemeve për të cilën kërkohet një angazhim i jashtëzakonshëm për zgjidhjen e shumë problemeve që e kanë ngulfatur vendin për një periudhë të gjatë kohore.

Bazuar në këtë raport të fundit të Freedom Haouse Maqedonia vazhdon të ketë notë mesatare më të ulët prej 4,29. Kjo rënie në raportin e Freedom Hause tregon se ky vend po lëviz në drejtimin e gabuar në të gjitha sferat, edhe atë në organizimin e zgjedhjeve, pavarësisë së mediave, nivelit të demokracisë, dhe luftës kundër korrupsionit. Të gjitha këto kategori të cilët kanë sjell këtë rënie në këtë raport vërtetojnë se ky vend është buzë të greminës dhe pa fuqizimin dhe pavarësimin e institucioneve shtetërore, gjendja në vend do të përkeqësohet edhe më shumë.

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se partitë politike në qeveri do të duhet që patjetër të ndalojnë presionet ndaj institucioneve shtetërore dhe presionet e jashtëzakonshme ndaj mediave. Maqedonia vazhdon të ketë përkeqësim të lartë të korrupsionit me pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi. Rilindja Demokratike Kombëtare rithekson se këto argumente duhet edhe më fuqishëm të bindin komunitetin ndërkombëtarë, edhe pse ata janë të bindur, se vendi ende është shumë larg organizimit të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, dhe i gjithë koncentrimi duhet alokuar në zgjidhjen e çështjeve kruciale që nuk e lejon zhvillimin e vendit në përgjithësi./Albeu.com/
Shtuar më 12/04/2016, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori