FFM-ja zyrtarizon gjuhën shqipe
Në Kuvendin e sotëm të Federatës së Futbollit në Maqedoni, është miratuar raporti financiar, buxheti i ri si dhe ndryshimet dhe plotësimet e statutit të FFM-së.

Një nga ndryshimet gjithashtu ka qenë edhe përfshirja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në komunikimin në kuadër të Federatës së futbollit, sipas nenit 5, shkruan "Ekipa.mk".

Për këto ndryshime kanë votuar 91 delegatë që kanë qenë të pranishëm në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori