Fevziu e krahason Gruevskin me Mubarakun
Gjatë emisionit "Opinion" në TV Klan, moderatori i njohur Blendi Fevziu e krahasoi kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski me Mubarakun, duke e akuzuar se i fiton zgjedhjet duke vjedhur votat.

Mes bisedave të ftuarve në këtë emision analisti Baton Haxhiu u shpreh Maqedonia është më keq se të gjithë vendet e rajonit pas nuk ka media të lira, nuk ka gjykata të lira dhe ka korrupsion

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe presidenti i TV Klan Aleksandër Frangaj, i cili vazhdoi mendimin e Haxhiut duke shtuar se Maqedonia nuk mund të krahasohet me Shqipërinë në shumë aspekte. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori