Uria, arma e Putin kundër Botës

Për rreth 4 muaj, Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës në Detin e Zi, duke penguar kështu eksportin e milionave tonëve drithë dhe plehra, kryesisht në vendet afrikane të cilat po sjellin pasoja katastrofike.

Qëllimi i diktatorit rus është i qartë, të shkaktojë një stuhi indinjate mes krerëve të shteteve afrikane, të cilët nuk do të mund të ushqejnë dot më votuesit e tyre, e si pasojë të dalin kundër sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe BE ndaj Rusisë.

Në këtë mënyrë, mbështetja e OKB kundër luftës së Rusisë do të ndalet.

Shefja e Putinit e transmetuesit shtetëror të propagandës “RT”, Margarita Simonyan, nuk e fsheh këtë.

Ajo tha në forumin ekonomik në Shën Petersburg javën e kaluar: “Shpresa jonë tani është uria! Kur vjen uria, Perëndimi vjen në vete, lehtëson sanksionet dhe fillon të ketë sërish marrëdhënie miqësore me ne, pasi nuk ka zgjidhje tjetër”.

Eksperti i Ukrainës, Sergej Sumlenny, ish-drejtues i Fondacionit Heinrich Böll në Kiev, tha për BILD:

“Putini po shkakton një krizë globale që synon të dobësojë Perëndimin. Moska e provoi këtë në vitin 2015 me krizën e refugjatëve, kur Rusia shfrytëzoi qëllimisht bombardimet masive në Siri për të tërhequr emigrantë në BE, duke provokuar një krizë politike dhe ekonomike në vendin tonë. I pandëshkuar atëherë, Putini po përsëritet tani, vetëm në një shkallë më të gjerë.”