Fetai flet për dhunën e Gruevskit
Pëlqej
Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, pas seancës së sotme gjyqësore për lëndën "Dhuna në Qendër", tha se Nikolla Gruevski është i akuzuar për vepër penale "dhunë" sipas Kodit penal, ku është parashikuar dënim me burg prej gjashtë muajve deri në pesë vite.

"Veprimet për të cilat ngarkohet ai dhe të akuzuarit e tjerë janë përshkruar hollësisht në propozimin prokurorial rreth të cilit po veprohet", tha Fetai.

Vlerësoi se është pozitive ajo që sot përfundimisht filloi nxjerrja e dëshmive të propozuara nga ana e Prokurorisë.

"Ishte kryer marrje e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarit të parë, Andrej Zhernovski. Radhën tjetër vazhdojmë me marrjepyetje në mënyrë të kryqëzuar të Zhernovskit nga ana e avokatëve, si dhe me dëshmitarët e tjerë të propozuar nga ana jonë", theksoi Fetai. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori