Maqedonia feston 21-vjetorin e Pavarësisë
Republika e Maqedonisë feston sot 21-vjetorin e zbatimit të suksesshëm të referendumit, ku qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për një shtet të pavarur dhe sovran.

Mbi 95 për qind e qytetarëve që dolën në referendum iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit "A jeni për një Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?". Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, që Parlamenti i parë i Maqedonisë shumë partiake e miratoi më 25 janar 1991.
Shtuar më 08/09/2012, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori