E FUNDIT/ Dështon sërish pretenca për Shullazin dhe ushtarët e tij
Festë për Erdoganin në Prizren dhe Shkup (VIDEO)
Pëlqej

Rexheb Tayyib Erdogan ka shpallur fitoren pas zgjedhjeve presidenciale dhe elektorale në Turqi duke siguruar kështu një mandat 5 vjeccar edhe pse partia e tij humbi shumicën që kishte në Kuvend.

Ky lajm ka mjaftuar që në Prizren dhe disa lagje në Shkup të fillojë festa.

Ata po brohorisin emrin e Erdoganit, dhe po valëvitin flamuj të Turqisë.

E gjithë kjo është duke u transmetuar live në një televizion lokal.

Edhe pse numërimi nuk ka mbaruar ende sipas opozitës turke, Erdoghn mori rreth 52.79 për qind të votave.

“Populli turk më ka mandatuar mua si president, sipas rezultateve jozyrtare”, ka deklaruar Erdogan.

Nga ana tjetër, opozita ka akuzuar për manipulime masive duke paralajmëruar protesta të mëdha pas zbardhjes së plotë të rezultatit.

"Ne nuk prisnim që ai të ikte me zgjedhje. Diktatorët nuk ikin me zgjedhje", deklaroi një mbështetës i opozitës që gjendet në sheshin përballë Komisionit të Lartë Zgjedhor duke pritur zyrtarizimin e rezultatit.
Shtuar më 24/06/2018, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori