Festa e Bajramit, mesazhe të ndryshme urimi
Pëlqej
Kreu i BDI, Ali Ahmeti , me rastin e festës së Kurban Bajramit, uron të gjithë besimtarët mysliman në vend dhe gjithë shqiptarët e besimit mysliman.

“Sakrifica është virtyt njerëzor,është madhërim i më të shenjtës te njeriu, e mishëruar me festën e madhë të Kurban Bajramit.Duke ju uruar gjithë besimtarëve musliman, duke ju dëshiruar që paqa,harmonia,solidariteti të mbretërojë mës njerëzish, në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe në emër timin personal ua përcjell dëshirat më të mira: Gëzuar festën e Bajramit të Vogël!Shëndet,lumturi dhe tolerancë pastë në mesin e të gjithë besimtarëve”, thuhet nw telegram.

Edhe, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, me rastin e festës së Kurban Bajramit, uron të gjithë besimtarët mysliman në vend dhe gjithë shqiptarët e besimit mysliman.

“Këto ditë të mirëqenies, tolerancës dhe paqes, uroj që ti kaloni në një atmosferë familjare dhe shoqërore. Poashtu uroj që kjo ditë të jetë pikënisje e rezultateve të mira si në rrafshin moral ashtu edhe në rrafshin kombëtar. Festat e këtilla duhet të shërbejnë si shembull për respekt dhe mosdevijim nga rruga e drejtë. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, uroj që sakrifica e Kurban Bajramit të jetë e pranuar”, thuhet në telegramin e kreut të PDSH-së.

Telegram urimi me rastin e festën së Kurban Bajramit ka dërguar edhe lideri i DR-së, Imer Selmani si dhe kreu i PPD-së, Sejfedin Haruni.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të anëtareve të Demokracisë së Re t’Ju përcjellë urimet më të sinqerta. Dita e Kurban Bajramit është ditë e sakrificës, e ngadhënjimit të devotshmërisë dhe solidaritetit, ditë kur të gjithë ne rikujtojmë përkushtimin tonë për të punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe gjeneratave para nesh, si dhe nevojën për të qenë me të afërmit tanë dhe me ata të cilët janë bashkudhëtar në rrugën e realizmit të qëllimeve tona jetësore”, thuhet në telegram urimin e kreut të DR-së.
Shtuar më 15/11/2010, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori