Fërçkovski: Xhaferi dhe Grubi po kriminalizojnë BDI-në
"Musa Xhaferi dhe "palaçoja" Artan Grubi po e çojnë BDI-në drejt kriminalizimit dhe margjinalizimit nga skena politike". Kjo është përgjigja e profesorit universitar Lubomir Fërçkovski ndaj BDI-së, parti e cila duke polemizuar lidhur me universitetin e ri shtetëror në Shkup, akuzoi se disa media po promovojnë "konceptin qytetar dhe doktrinën e Fërçkovskit".

"Lufta mediatike dhe jo mediatike ndaj BDI-së kohëve të fundit fare nuk ka të bëj me parime kombëtare e politike, apo me interes publik, por, ajo është kryekëput e nxitur për motive të ulëta të interesit politik ditor dhe atij ekonomik dhe motive që kanë të bëjnë me dëmtimin e indit politik shqiptar dhe promovimin e të a.q. konceptit qytetar i njohur si doktrina e Fërçkovskit, ku shqiptarët do jenë individë të "ndershëm" të subjekteve politike maqedonase", ishte reagimi i BDI-së.

Ky reagim ka habitur opinionin, sepse është e qartë se çka ju kujtua BDI-së të përmendë Fërçkovskin, përsa kohë është partner koalicioni me Gruevskin dhe Mijallkovin dhe përsa kohë gjatë mandatit të tyre janë vrarë Harun Aliu, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, dhe shumë ish ushtarë të UÇK-së.

Përgjigja e Fërçkovskit ndaj BDI-së është e shkurtër por mjaft e ashpër.

"BDI-ja nuk ka problem me "doktrinën e Fërçkovskit", por me doktrinën e Musa Xhaferit dhe atij palaços Artan Grubit, e cila çon drejt kriminalizimit të plotë të BDI-së dhe margjinalizimit gradual të kësaj partie", ka thënë Fërçkovski për "Lajm". /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2015, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori