Ka afruar yje ndër vite, Marotta tregon blerjen më të mirë në karrierë

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka treguar se “marrëveshja më e mirë” e tij në karrierë është transferimi pa para i Paul Pogbas në Juventus dhe mandej shitja e tij në Manchester United për 100 milionë euro

Ishte një transfer i madfh për bardhezitë dhe mbetet ende si njëra prej marrëveshjeve më të mira të Marottas.

“Drejtori përpiqet që të sjell lojtarë që janë relativisht lirë dhe ti shet ata për të përfituar”, tha Marotta këtë mbrëmje.

“Version i kësaj është ajo çfarë unë mendoj se është marrëveshja më e mirë në karrierën time: Pogba, të cilin vështirë e morëm pa para dhe e shitëm atë në të njëjtin klub për 100 milionë euro”.

Pogba ishte lojtar i lirë pasi që ishte i zhgënjyer pse nuk luante në Manchester United kur ju bashkua Juves në verën e vitit 2012.

Vetëm katër vite me të, ai përfaqësonte Francën, ishte një yll në Europë dhe Manchester United pagoi 100 milionë euro për ta kthyer mesfushorin në Old Trafford.


Shtuar 1.09.2020 21:36