Fërçkovski: Gruevski gjatë konventës nxiste urrejtje etnike
Profesori Lubomir Fërçkovski, ka kritikuar ashpër fjalimin e kryeministrit aktual Nikolla Gruevski në Konventën e VMRO-DPMNE-së e cila u mbajt pak ditë më parë. Ai u shpreh se partia e Gruevskit po nxit urrejtje etnike në Maqedoni.

Fërçkovski në kolumnën e tij me titull “Mobilizimi i urrejtjes” përveç VMRO-DPMNE-së ka kritikuar edhe BDI-në pasi ka pranuar të luajë në urrejtjen që nxit VMRO-DPMNE, dhe thekson se partitë në pushtet po mundohen që nëpërmjet urrejtjes në baza etnike të mbajnë në formë rejtingun e partive të tyre.

“Sot pas 20 vitesh pavarësi, Kushtetutë, Marrëveshje të Ohrit, marrëveshje të shumta ndërpartiake, statuse të kandidatit dhe ndërmjetësime ndërkombëtare, arritëm të mbajmë zgjedhje nën moton e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë "Na jepni mandat kundër shqiptarëve"!?

Fjalimi i tij në konventën e VMRO-DPMNE ishte deri më tani mobilizimi më i madh i urrejtjes etnike, shte apel parazgjedhor deri tek maqedonasit që ta japin mbështetjen për VMRO-DPMNE-në për t'i shndërruar shqiptarët në shërbëtorë në këtë shtet. Vend për të cilën BDI-ja veç më është trajnuar! Pllakatet me kandidatin presidencial të LSDM-së me flamurin e Shqipërisë pas tij janë të përgatitur, opozita është absolvuar si ‘mekë e lehtë për shqiptarët’

Na urreni ne, thonë nga BDI-ja me marrëveshje, ne do t’iu urrejmë ju, me marrëveshje bashkë do t'i mobilizojmë masat tona dhe do të fitojmë (Sipas asaj kënge: "Eja të urrehemi, por vetëm të ruhemi, të lutem!”). Nuk është me rëndësi që e gjithë kjo do të përfundojë me ‘gjak urrejtjeje’ dhe nuk është me rëndësi që një mobilizim i tillë nuk është shkaktuar: nuk ka kërcënime nga lufta, shkëputje, radikalizëm, fundmaentalizëm, represione.

Kjo në zemër të uritur duhet patjetër t'i radhitë maqedonasit e ndoshta edhe shqiptarët në çeta ushtarake dhe radhë të urrejtjes. Vetëm kështu hegjemonizmi i këtyre partive është i qëndrueshëm!”, shkruan Fërçovski në kolmnën e tij të titulluar “Mobilizimi i urrejtjes”.

“Pse partia e Gruevskit nuk mund të bëjë diçka tjetër përveç se të nxisë urrejtje dhe nga ajo të ushqehet. Për shkak se VMRO-DPMNE-ja politikisht organizon memorie të posaçme historike për identitetin e maqedonasve”, shkruan Fërçkovski. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2014, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori