Fëmijët më të lumtur janë në Maqedoni
Pëlqej
Një shoqatë britanike ka bërë një studim lidhur me lumturinë e fëmijëve në vende të ndryshme.

Kjo shoqatë ka zhvilluar një anketë në 40 vende të Evropës dhe të Amerikës së Veriut dhe ka nxjerrë të dhanë tejet interesante.

Fëmijët janë pyetur lidhur me faktin se si kujdesen të tjerët për ta, si iu duket shkolla, si e kalojnë kohën e lirë dhe sesi e shohin të ardhmen, shkruan Zhurnal.

Është i veçantë fakti se Maqedonia e kryeson listën e vendeve që kanë fëmijët më të lumtur.

Sipas shoqatës britanike në fjalë, pas fëmijëve në Maqedoni më të lumtur më tej janë fëmijët në Hollandë, Armeni, Groenlandë dhe në Islandë.

Fëmijët më pak të lumtur llogariten të jenë në Turqi, e më tej në Greqi, Belgjikë, Francë, SHBA dhe Kanada. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori