Kishte fshehur 20,000 paund të fshehura brenda një buke, kush është shqiptari që u kap “mat”

Një shqiptar u përpoq të fshihte 20,000 £ para në dorë si bagueta të mbështjella me fletë alumini.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, Valentin Gjoni, 54-vjeç, nga Chessington në Londrën e Madhe ishte në një makinë me dy persona të tjerë, të ndaluar nga oficerët e Forcave Kufitare në tetor të vitit 2020, duke udhëtuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar përmes terminalit të Eurotunnelit në Folkestone.

Ai u tha oficerëve se po udhëtonin për në Itali dhe më pas në Shqipëri dhe se nuk kishte para në automjet, por pas një kontrolli, ata gjetën më shumë se 20,000 £ të mbështjellë brenda “baguette”.

Policia e Kentit u njoftua dhe paratë u sekuestruan sipas ligjit për të ardhurat e përfituara nga krimi. Në total plot 40,440 paund iu sekuestruan Gjonit nga Policia e Kentit, përveç kësaj ai nuk u dënua për ndonjë vepër penale.