Dita nis me shi, por si do të ndryshojë moti pasdite

Në të gjithë vendin, sot, do të mbizotërojë mot jo i mirë.

Më të shpeshta vranësirat do të jenë në qendër dhe jug të vendit duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje te pakta dëbore në majat e maleve.

Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm të motit duke ri-kthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit po ashtu dhe mesditës mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 08:06