Fazliu: Bandat e BDI-së rrahën anëtarin e PDSH-së
Bekim Fazliu ka akuzuar partinë në pushtet, BDI-në se po vepron me banda dhe po sulmon anëtarë të PDSH-së.

Ai tha se një ëntar i Partisë Demokratike Shqiptare është goditur në mbrëmje në Çarshi të Shkupit pa arsye. Sipas tij, Bashkimi Demokratik për Integrim po e kupton që po i vjen fundi dhe politika e fundit është ajo e rrugaçërisë dhe huliganizmit.

“Mbrëmë në Çarshi të Shkupit është sulmuar vetëm se është anëtar i PDSH-së Adrian Demiri nga Kumanova. Adriani është sulmuar nga bandat e Izet Mexhitit të udhëhequra nga Omer Bunjaku. Sa më shumë që afrohet fundi i qeverisjes së tyre aq më tepër e tregojnë fytyrën e vërtetë të tyre”, tha mes tjerash Fazliu.

Në fund, ai u shpreh se agresorët do të marrin dënimin që meritojnë nga institucionet përktëse. /albeu.com/


Shtuar më 20/04/2014, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori