Fatura 'antiligjore' shpërndahen për taksën kufitare (FOTO-LAJM)

Ndërsa shtetasit e Kosovës paguajnë euro në kufirin me Maqedoninë, në këmbim të tyre marin disa fatura të thjeshta nga ana e autoriteteve doganore te Maqedonisë.

Eshte thjesht një faturë-bllok pa faturë fiskale që i jepet çdo shtetasi të Kosovës. Skandali më i madh është se paratë paguhen në euro, ndërsa në faturë shkruhet valuta denarë.

Sipas zyrtarëve të ekonomisë, kjo është një mënyrë skadaloze e aplikimit të taksave të tilla pasi transparenca është zero. Mundësia për shkelje ligjore në aspektin e tatimeve dhe nga ana e një institucioni shtetëror, shkruan Ina. Fatura të tilla që përoren në rastin e pagesës së taksave në kufi, përdoren në lokale të ndryshme.

Paratë shkojnë në konton e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë, pasi që vula e vendosur është e këtij institucioni dhe ku evidentohen edhe pikat kufitare.

Ekspertët për çështje ekonomike kërkojnë që menjëherë të ndërhyhet në këtë situatë dhe të ketë një transparencë të plotë, derisa të tejkalohet situata e krijuar me aplikimin e taksës hyrëse për shtetasit e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori