Fatmir Besimi i ka shpëtuar "koritjes" me VMRO-në
Në një bisedë telefonike të publikuar nga LSDM, ministri Fatmor Besimi teksa bisedon me një person tjetër për zgjedhjet lokale të kaluara.

Besimi pasi e kupton se LSDM ka marrë Kumanovën, i thotë bashkëbiseduesit se "më duket se dolëm tradhtarë" duke nënkuptuar faktin që BDI nuk i ka dhënë aq vota sa duhet VMRO-së në Kumanovë kundrejt mbështetjes së VMRO-DPMNE në Tetovë dhe Gostivar por persni tjetër i thotë që BDI i ka dhënë BMRO-së më shumë vota se ata kanë kërkuar për Kumanovën për që problemi qëndron në faktin se ata si kanë bërë mire llogaritë.

Ja një pjesë e bisedës mes Besimit dhe bashkëbiseduesit:

- A e di në Kumanovë si ka dalë.
- Më duket se LSDM-ja ka fituar. Ata kanë kërkuar 1500 ne u kemi dhënë 2000 vota. Ata nuk e kanë bërë hesapin mirë.
- Ata na kanë ndihmuar mirë në Gostivar edhe në Tetovë.
- Ne ju kemi dhanë në disa vende me votën tonë në Karposh, Veles, në Prespë, Jegunocë.
- Ne i kemi pasur të rëndësishme këto qytetet. Ne kemi pastruar me të.
Shtuar më 25/04/2015, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori