Ndahet nga jeta gjyqtari, shkaku ishte një karton i kuq

Federata Salvadorane e Futbollit (FESFUT) ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të konfirmuar ndarjen nga jeta të gjyqtarit Jose Arnoldo Amaya.

Sipas FESFUT, Amaya humbi jetën fundjavën e kaluar pasi u rrah brutalisht nga “pseudo tifozët dhe lojtarët” gjatë një ndeshje amatore të luajtur në stadiumin Toluca në San Salvador.

“Ne si federatë dënojmë të gjitha aktet e dhunës që po krijohen në ambiente të ndryshme sportive në vend”, thuhet në deklaratë.

Karriera e gjatë e Jose Arnoldo Amaya

Amaya, e cila ishte një gjyqtar me 20 vite përvojë, drejtonte një ndeshje në lagjen Miramonte të San Salvadorit.

Ngjarja ndodhi pas vendimit të tij për të përjashtuar një lojtar duke i treguar dy kartonë të verdhë, gjë që shkaktoi debat dhe më pas incidentin e tmerrshëm.

Amaya mori goditje që shkaktuan hemorragji të brendshme dhe humbi jetën pasi u dërgua në spitalin Zacamil./ h.ll/albeu.com