"Fatin e Astritit mund ta pësojë Grupi i Kumanovës"
Vdekja e aktivistit Astrit Dehari në ambientet e paraburimit, ka shkaktuar shumë polemika në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni.

Madje pak më parë, aktivistë dhe qytetarë të Maqedonisë, mbajtën një marsh në nder të Astritit.

Mirëpo, në një letër të familjarëve të grupit të Kumanovës, shkruhet se fatin e Astritit mund ta pësojë edhe ky grup.

"Tërheqim seriozisht vërejtjen se ajo që i ndodhi Astritit, mund t'i ndodhë edhe dikujt nga Grupi i Kumanovës që gjenden në burgjet në Maqedoni.

Kërkojmë nga pasuesit e LPK-UDB-së që të heqin dorë nga lojërat e tilla, sepse për çdo eksperiment ogurzi që do të tentojnë të bëjnë, do të përballen me përgjigje të fuqishme prej shqiptarëve", shkruhet në letrën e familjarëve të pjesëtarëve të arrestuar të Grupit të Kumanovës, transmeton "Gazeta Lajm". /albeiu.com/

Shtuar më 10/11/2016, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori