E konfirmon Barcelona, Suarez i gatshëm për ndeshjen e parë

Ekipet mjekësore kanë informuar skuadrën se sulmuesi Luis Suarez është shëruar plotësisht nga lëndimi i pësuar në janar.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

Uruguaiani do të jetë në dispozicion të trajnerin Quique Setien për ndeshjen e 13 qershorit kundër Mallorca.

Ndeshja e fundit që Suarez u paraqit në La Liga, ishte ajo në barazimin 2:2 të Barcelonës kundër Espanyol, më 4 janar të këtij viti.


Shtuar 6.06.2020 14:13