Fati Iseni ndërtoi shkollë me kartona në Ellovë (FOTO-LAJM)

Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki me kërkesë të prindërve të fshatit Ellovë, ka vizituar shkollën fillore të këtij fshati, pasi prindërit paralajmëruan se do të organizojnë bojkot të mësimit.

Bojkoti do të bëhet pasi shkolla ka filluar të rregullohet kohë më parë dhe ende nuk ka përfunduar, ndërsa ish kryetari i komunës Fati Isen e ka inaguruar përfundimin e saj që në vitin 2011.

“Ata- prindërit e nxënësve janë të hidhëruar pasiqë shkolla e filluar që moti ende nuk është e përfunduar, kurse për të njëjtën ish kryetari i komunës Fati Iseni që më 2011 e kishte përuruar dhe kinse e kishte lëshuar në përdorim. Ishim bashkë me drejtorin e Shkollës Fillore “Alija Avdoviq”, z.Mamer Kovaçi për të pare për së afërmi dhe për tu bindur se si shkolla e re e ndërtuar dhe jo e përfunduar të lajmërohet se është lëshuar në përdorim. Për tu keqpërdorë edhe më shumë kjo shkollë ata gjatë kampanjës parazgjedhore botonin foto nga kjo shkollë nëpër fletushka propagandistike duke reklamuar si punë të kryerë, për të bërë marketing e për të fituar poena politike me gënjeshtra”, thuhet në një reagim me shkrim nga Komuna e Studeniçanit.

E vërteta e kësaj historie të hidhur është kjo:

Shkollën e fshatit Ellovë e ka financuar Ministria e Arsimit e Republikës së Maqedonisë, por pa mbaruar ende për të është bërë një lëshim rregullimi i pavërtetë.

Punët që ka pasur për obligim ti bëjë komuna janë bërë shkel e shko, siç është bazamenti i shkollës dhe për të njëjtën punë kërkohet nga ne që të bëjmë pagesën ndaj ndërrmarrjes.

Kjo shkollë nuk ka qenë e lëshuar në përdorim asnjëherë, nxënësit e fshatit Ellovë ende mësojnë në shkollën e vjetër.

Sot kemi lëshuar një kërkesë deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës sektori për shkolla fillore dhe të mesme, që urgjentisht të dërgohen inspektorë për të bërë ekspertizë gjyqësore ndërtimit.

Nëse vazhdon të lihet në këtë gjendje e njëjta shumë shpejtë do të shkatërrohet, pasi është e ndërtuar me material të dobët (gips kartona).

Për vërtetim ka foto që janë bërë tani dhe foto që ish kryetari i komunës Fati Iseni i ka pasur në fletushkat për marketing politik. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori