Çfarë po ndodh? 40 mijë nxënës më pak janë ulur në bankat e para
Maqedonia po përballet me uljen e numrit të lindshmërive nga viti në vit.
Kjo gjë ka bërë që gjatë 10 viteve të fundit, numri i nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës fillorë të jetë me rreth 40 mijë nxënës më pak.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti për Staistikë ku në vitin 2006/07 në shkollat fillore të Maqedonisë ka pasur 23.1497 nxënës, ndërsa në vitin shkollorë 2014/15 mezi numri i nxënësve fillorist ka arritur 19.2165, që nënkupton se numri i nxënësve është zvogëluar për 39.332 nxënës.

Mirëpo ky trend i zvogëlimit të nxënësve është vërejtur edhe në vitin e fundit shkollorë 2015/16, kur numri i nxënësve në shkollat fillore është zvogëluar për 6.173 nxënës, transmeton "Zhuranl". /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2016, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori