Mbahej nën vëzhgim nga policia, ky është  pronari i kompanisë në të cilën u gjetën gjysmë milioni euro në Portin e Durrësit (FOTO LAJM)

Persona që shikoni në foto është Elidon Çela, pronari dhe njëkohësisht shoferi i autobusit në të cilin u gjetën pasditen e sotme 500 mijë euro të fshehura në tavan në Portin e Durrësit.

Ende nuk dihet se në duart e kujt do të përfundonte kjo shumë parash.

Policia njoftoi se po mbante në vëzhgim prej kohësh kompaninë “Boun Aventura”, pasi siç ka zbuluar Albeu.com, ajo ishte bërë objekt shkeljesh edhe disa herë të tjera.

Kujtojmë që paratë e fshehura në impiantin e kondicionerit të autobusit ishin ndarë në gjashtë qese plastmasi./albeu.com