COVID-19 i merr jetën këngëtarit të njohur shqiptar (FOTO LAJM)

COVID-19 i ka marrë jetën këngëtarit nga Mazniku i Deçanit, Kushtrim Sylaj.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-deputeti Rasim Selmanaj.

Selmanaj ka bërë të ditur se Sylaj ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

“Lajm tronditës! Kushtrim Sylaj nga Mazniku i Deçanit humb jetën me covid 19. Ishe këngëtar i spikatur e pika e djalit! Kështu do të kujtojmë! Lutemi për shpirtin tënd Kushtrim!”, ka shkruar ai. /albeu.com/

 


Shtuar 4.10.2021 09:00