Familja shqiptare kërkon 1 milion euro nga Johan Tarçullovski
Në gjykatë themelore Shkupi 2 për sot është caktuar proces gjyqësor në të cilën në rend të ditës është kompenzim material dhe jo material në vlerë prej 1 milion euro aq sa kërkon kërkon një familje nga Lubeteni i Shkupit si dëmpshpërblim për shkak të vrasjes të një anëtari të familjes së tyre, njofton Plusinfo.mk.

Rasti është zgjeruar dhe në të është përfshirë edhe i dënuari i tribunalitHagës Johan Tarçullovski.

Tarçullovskin e paditë familja e Rami Jusufit i vrarë në konfliktin e vitit 2001 në Luboten të Shkupit i cili pas vete ka lënë katër jetimë.

Paditësit , prindërit e të ndjerit nga gjykata kanë kërkuar që padia të zgjerohet edhe për Tarçullovskin sepse me aktgjykimin e tribunalitHagës ai ishte i dënuar për krime lufte ndaj popullatës civile.

Tarçullovski në Burgun e Sheveningenit u dërgua më 16 mars 2005, me kërkesë të TribunalitHagës. Gjykata në vitin 2008 e liroi ish-ministrin Lube Boshkoski me akuzën për krim në fshatin Luboten në Shkup, por, përsëri, Johan Tarçulovski u dënua me burgim prej 12 vjetësh. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori