Familja Jashari kërkon zhdëmtim prej 3 milionë denarësh
Familjarët e të ndjerit Muhamedali Jashari, cili humbi jetën para dy vitesh në oborrin e shkollës së mesme “Zdravko Cvekovski” në Shkup, kërkuan në seancën e sotme dëmshpërblim prej tre milionë denarësh.

Sipas avokatëve të familjes Jashari, tre të akuzuarit duhet shpallur fajtor dhe të dënohen, sepse Muhamedaliu ka humbur jetën pasi ishte goditur me gurë nga ana e akuzuarit të parë, i cili është në arrati.

Babai i Jasharit tha se është i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor dhe se pret që gjykata të marrë vendimin e duhur, njofton zhurnal.

Gjykata e bëri detyrën e saj. Çdokush ka të drejtë të mbrohet ashtu siç mendon se duhet, ose të gënjejë, por është gjykata është ajo që duhet të vendosë”, tha Xhevat Jashari, baba i Muhamedali Jasharit

Avokati i të akuzuarit të parë kërkoi akt gjykim lirues, sepse, siç tha, nga deklaratat e deritashme të dëshmitarëve, është vërtetuar se viktima ka qenë e goditur me thupër dhe jo me guri dhe se, sipas ekspertizës, goditja nuk ka qenë arsyeja e vetme për vdekjen.

Ndërsa edhe avokatët e të akuzuarit të dytë dhe të tretë i cili është në burg për të mitur për vepër penale tjetër kërkuan akt gjykim lirues, sepse dëshmitarët dhe faktet nuk i kanë vërtetuar të dëshmitë e mbrojtjes.

Muhamedali Jashari humbi jetën pasi u godit për vdekje nga tre nxënësit e dhunshëm, të cilët po e rrihnin shokun e vet.

Tentimi për të mbrojtur shokun e vet, përfundoi me vdekje për djaloshin shqiptar nga Kondova.

Vendimi për procesin gjyqësor do të shpallet më 7 maj këtë vit./albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori