Falsifikuan frangat
Një çift bashkëshortor nga fshati Turçani i Vogël në Gostivar është ndaluar me dyshimin për lëshimin në përdorim të frangave të falsifikuara zvicerane.

Policia e Tetovës bëri të ditur se çifti bashkëshortor gjatë ditës së djeshme është zbuluar duke tregtuar dhe blerë në tre raste nëpër dyqanet e Gostivarit me këto para të falsifikuara. Dyshimet janë për S.B, 32 vjeç nga Turçani i Vogël i Gostivarit si dhe bashkëshortja e tij T.B.J me origjinë nga Kosova, por me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, shkruan Ina.

Ata menjëherë janë ndaluar dhe dërguar në stacionin më të afërt policor, pasi që një nga pronarët e dyqaneve ka lajmëruar se bëhet fjalë për para të falsifikuara. Policia gjatë kontrollit të bashkëshortes ka gjetur edhe 500 frangafalsifikuara (5 banknota nga 100 franga), ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre janë gjetur edhe 91 banknota të tjera.

Bashkëshorti S.B në bisedën informative ka pranuar se paratë i kishte marrë nga 33 vjeçari B.F nga Gostivari, si kompensim për një punë të kryer më parë. Policia ka arrestuar menjëherë edhe personin e thirrur për të pastruar rastin. Paratë e gjetura janë me numra të ndryshëm serik dhe janë mbajtur për verifikim të mëtejm nga MPB, e cila informoi se këto valuta janë me cilësi të lartë të përpunimit.
Shtuar më 08/11/2011, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori