Rama e bën komunikimin me qytetarët si emision: Shihemi në 14:45

Të gjithë duan të dinë sesi do të vijojë orari në këtë fundjave.

Pikërisht për këtë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ketë një bashkëbisedim me qytetarët në orën 14:45.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë, sikur të kishte një emision teksa iu kërkon ndjekësve të tij dhe qytetarëve t’i shkruajnë në facebook për pyetjet e tyre, të cilave do t’u përgjigjet më pas.

Ndër të tjera pritet që kryeministri të saktësojë edhe çështjen e orarit apo lehtësimet gjatë fundjavës ashtu siç ka ndodhur më parë.

🔴” PAS PAK, NË 14.45 BASHKËBISEDIM DREJTËPËRDREJTË ME JU😉
Pyesni më poshtë dhe do t’ju përgjigjem👇”, shkruan Rama.


Shtuar 24.04.2020 11:59