Falsifikim dokumentash, 12 persona në pranga
Ministria e Punëve të Brendshme, pas një hetimi të zbatuar disamujor ndërkombëtar me shërbimet policore të vendeve nga rajoni (Kosova, Mali i Zi, Bullgaria), si dhe policitë e Austrisë, Holandës dhe të tjera, ndërkaq në koordinim me EUROXHAST dhe qendrën SELEK në Bukuresht, zbuloi një grup kriminel ndërkombëtar i cili tashmë një periudhë të gjatë merrej me furnizimin dhe falsifikimin e dokumenteve të huaja të udhëtimit, letërnjoftime, patenta të shoferit, kartela të sigurimit, diploma, si dhe përgatitjen e dokumenteve nga institucionete Republikës së Maqedonisë (patenta të shoferit, licenca ADR etj), njofton Zhurnal.

Pas hetimit dhe aksionit nën pseudonimin "KONDOR", janë arrestuar gjithsej 12 anëtarë të grupit kriminel të moshës prej 21 deri 62 vjeç, nga Shkupi dhe Prilepi, prëderisa gjashtë persona nuk janë të kapshëm për organet ndjekëse.
Gjatë ditës së sotme, në bazë të urdhërave të dhëna nga ana e gjykatësit hetues, nga ana e Qendrës për shkatërrim të krimit serioz dhe të organizuar, janë kryer bastisje në gjashtë objekte në rajonine Shkupit, pronë e disa nga të arrestuarit.

Më pas janë gjetur pajisje dhe mjete të cilat janë prëdorur për përpunimin e dokumentevefalsifikuara: gjashtë kompjuterë, një lap top, 84 blanko kartela, diploma të falsifikuara kosovare, llupa të posaçme, makinë për plastifikim, fotogradi dhe fotokopje të dokumenteve të personave, dhjetë printerë, një USB, fotografi të personave etj. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2012, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori