Faktet tronditëse që policia e Kosovës fsheh mbi aksidentin tragjik të ambasadores turke
Pëlqej
Agron Shala 22 vjeç, Arife Shala 88 vjeçe dhe Elfete Rashiti 65 vjeç janë viktimat e aksidentit të mbrëmshëm në fshatin Mramor, në të cilin u përfshi eskorta e ambasadores turke në Kosovës, Kivilcim Kiliç.

Përveç përgjigjeve ndaj pyetjeve të gazetareve, Policia e Kosovës nuk ka bërë asnjë sqarim publik mbi rrethanat e këtij aksidenti tragjik me tre të vdekur dhe një person që është në gjendje të rëndë në QKUK, shkruan Albeu.com.

Ata që flasin janë dëshmitarë të aksidentit, të cilët konfirmojnë se eskorta e ambasadores ishte me shpejtësi teje normave të lejuara duke kryer njëkohësisht edhe një parakalim të gabuar.

Ndërkohë, policët që kanë shkuar të parët në vendin e ngjarjes nuk lejohet të flasin prej eprorëve të tyre me qëllim fshehjen e rrethanave të aksidentit tragjik në Mramor.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia mbi rrethanat e këtij aksidenti me të dhënat siç janë:

-Sa ishte shpëjtësia e makinavenë momentin që ndodhi aksidenti?

-Kush e kreu parakalimin e gabuar?

-A pati ndërhyrje për të fshehur lajmin se në këtë aksident ishte përfshirë edhe një diplomate?

-A ka fshirje dhe fshehje në vendin e ngjarjes të elementeve që zbulojnë shkaktarët e vërtetë të aksidentit?

Këto dhe të tjera janë pyetje që Policia e Kosovës duhet të japë shpjegime zyrtarisht, ndërkohë që mediat nuk kanë burim tjetër përveç dëshmitarëve, të cilët japin të dhëna tronditëse duke theksuar se në fakt ai ishte një krim me dashje dhe jo një aksident. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori