Evropa i hap kufijt për qytetarët e Maqedonisë, ja data
Komisioni Evropian u ka rekomanduar vendeve anetare të Zonës Shengen nga 15 qershori t’i heqin kontrollet kufitare brenda kësaj zone, të kthyera shkaku u Koronavirusit.

Komisioni Evropian poashtu kërkon që vendet anëtare nga 1 korriku të hapin edhe kufijtë e tyre për qytetarët e vendeve të Evropës Juglindore, transmeton Gazeta Lajm, kurse më vonë edhe për vende tjera.

Në mesin e tyre rekomandohet të hapen kufijtë për qytetarët e Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë.

“Udhëtimi ndërkombëtar është çështje kyçe për turizmin dhe biznesin, për bashkim familjar dhe të miqve”, deklaroi Komesarja evropiae Ilva Johanson.


KE rekomandon që vendimet do të varen edhe nga situata në çdo shtet me epideminë, që do të analizohet në bazë të burimeve relevante.
Shtuar më 13/06/2020, ora 19:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori