EVN rregullon defektet, energji edhe në zonat kritike
Veleshtovë, Brajçinë, Llubojnë, Dupeni i Poshtëm, Radozhdë, Tateshi i Epërm dhe i Lartë dhe disa vendbanime të tjera të rajonit të Ohrit, Prespës dhe Strugës janë duke u furnizuar me energji elektrike. Ekipet e EVN Maqedonisë kanë rregulluar defektet e largëpërçuesit 25kW, ndërsa tani është duke u punuar në zgjedhjen e disa defekteve më të vogla të rrjetit të tensionit të mesëm.

Ekipet tani janë stacionuar në tre pika të mbetura ku do të duhet të normalizohet me furnizim të energjisë elektrike. Po punohet intezivisht në lidhjen tek ura Prenkovë, Luko Pole dhe Zhirovnicë.

Prej nesër në zonat kritike do të jetë edhe shtabi i krizës të EVN Maqedonisë, përfaqësuesi i Bordit Ekzekutiv i EVN Maqedonisë, Igor Gievski dhe ekipe të inzhinierëve janë të kyçur në vendosjen e lidhjes së re 10kW në fshatrat përreth zonës së Rekës.

“Heqja e defekteve e lidhjes drejt urës së Boshkovës është pjesa më e rëndësishme për të normalituar furnizimin me energji elektrike në këto vendbanime. Do të qëndrojmë këtu që të punojmë derisa do të sigurohemi që të gjithë qytetarët e fundit të Rekës do të furnizohen me energji elektrike", është shprehur Gievski.

Në lidhjen nga Zhirovnica deri tek ura e Boshkovës, dëbora dhe erërat e rënda totalisht kanë shkatërruar rrjetin distributi, dhe largëpërçuesi i 35kW dhe 10Kw. Në këtë linjë është duke u bërë lidhje e re, ku vetëm për një ditë kemi ngritur largëpërçues të rinj me 12 shtylla, ndërsa sot me ekipe të specializuara dhe varka janë vendosur dy shtylla të reja që bëjnë lidhjen në mes të liqenit të Prespës.

Trafostacioni i Qendrës Zhupa nga mbrëmë është në funskion. Është lëshuar largëpërçuesi 10kW drejt trafoctacionit në fshatërat e Qendrës Zhupa. Nga mbrëmë dhe pjesa më e madhe e fshatërave të rajonit të Strugës, Ohrit dhe Resnjës jaë duke u furnizuar me energji elektrike.

Janë normalituar me furnizim edhe vendbanimet në Prespë, Kozjak, Kisha e Përpjeme dhe e Ulët, Ezerani dhe kolektori në Ezeran, Lubonjë, Dupeni i Epërm, Reka e Majtë, Krushje.

Në rajonin e Ohrit u furnizuan me energji elektrike edhe Llokoçarja e Epërm dhe e Ulët, Klimeshtani, një pjesë e Mesheishtës dhe Trebenishtes; si dhe të gjitha defektet largëpërçuese nga 10kW tek Veleshtova dhe Krushje janë sanuar, ku sonte ose në orët e hershme të mëngjesit me furnizim do të jenë edhe Kallishte, Frangovë, Radollishte, Ferishte, Drasllaicë, Moroishtë, Llozhanë, Livad, Bixhevë, Vevçan dhe Veleshtë. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori