Eurosig pushton tregun e sigurimeve në Maqedoni
Si një kompani e cila tashmë 15 vjet është e pranishme në tregun e sigurimeveMaqedoni, ndërsa nga viti 2016 edhe si pjesë e grupacionit të sigurimit EUROSIG GROUP me rritje të madhe në pjesën e shitjes, gjithnjë e më intensivisht e pushton tregun dhe e rrit pjesëmarrjen e saj në të njëjtin.

Rritja e vitit të kaluar prej 38% të primit të shkruar bruto në kushte të rritjes minimale prej vetëm 1.5% në tregun e përgjithshëm të sigurimit jojetësor, na ka motivuar edhe më shumë që edhe në 2018-tën të vazhdojmë me ritmin e njëjtë të rritjes së primit. Për tremujorin e tretë të vitit 2018 tashmë kemi arritur rritje prej 26% të primit të shkruar bruto.

E gjithë kjo është rezultat i angazhimeve tona në avancimin e portofolit tonë me të gjitha produktet të sigurimit që janë plotësisht të përshtatura me nevojat dhe kërkesat e klientëve, e të cilat njëkohësisht kanë edhe çmim të mirë dhe kushte të volitshme për pagesë.

Theks i veçantë i punës sonë është vënë në shërbimin pas-shitjes për klientët tanë, i cili është dedikuar për zgjidhjen në kohë dhe pagesën e dënimit të bërë.

Ajo që na gëzon është se maksimalisht e fitojmë besimin e qytetarëve, të cilët për ne gjithmonë janë në vendin e parë. Vizioni ynë është që të ndërtojmë një kompani, e cila në tregun do të njihet sipas cilësisë së lartë të shërbimeve.

Është fakt se tregu i sigurimeveMaqedoni ka potencial të madh, i cili nuk është shfrytëzuar në mënyrë maksimale. E gjithë kjo e përforcon synimin tonë për të pasur angazhim akoma më serioz, rritje të vazhdueshme dhe pjesëmarrje më të madhe në treg.
Shtuar më 16/11/2018, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori