Eurosig dëmshpërblen familjarët e viktimave të aksidentit tragjik
Kompania e sigurimeve Eurosig përmes një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se ka tashmë ka paguar dëmshpërblimin për familjet e 7 viktimave të aksidentit të 13 shkurtit që ndodhi në auostradën Shkup-Tetovë.

Pagesa për 7 familjet është bërë sot (8 mars), vetëm një ditë pasi familjarët e viktimave kanë plotësuar dokumenatacionin e nevojshëm, njofton Albeu.com.

Ndërkohë Eurosig, bën apel tek familjet e viktimave të tjerë që të plotësojnë sa më shpejt dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që të dëmshpërblehen nga kjo kompani, pasi autobusi i aksidentuar o Durmo Tours nga Gostivari, ishte i siguruar në kompaninë Eurosig AD Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2019, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori