Plas sherri në urbanin e Tiranës, dy udhëtarë rrahin shoferin

Dy udhëtarë kanë rrahur shoferin e urbanin Qendër – Institut ditën e djeshme sipas njoftimit të policisë.

Si pasojë e këtij incidenti policia ka vënë në pranga një person dhe precoduar penalisht shokun e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsiariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. Rr., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan penalisht shtetasin Sh. Sh., 56 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Këta shtetas janë konfliktuar me drejtuesin e autobusit së linjës Qendër-Institut, shtetasin A. P., 52 vjeç, dhe e kanë goditur atë për shkak të detyrës.