Eurodeputetët përshëndesin arritjen e marrëveshjes politike në Maqedoni
Eurodeputetët, Richard Howitt, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgl, ndërmjetësuesit e marrëveshjesPërzhinos kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të liderëve të katër partive kryesore politike.

”Shpresojmë se obligimet e pranuara mbrëmë nga katër partitë kryesore politike do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike të paradokohshme dhe se do ta kthejnë vendin në rrugën evropiane dhe euroatlantike.

Në këtë drejtim, do të vazhdojnë që të mbështesim procesin e dialogut politik, që ka për qëllim t’i plotësojë detyrimet e marra me marrëveshjen e Përzhinos, posaçërisht për zbatimin e zgjedhjeve të besueshme, forcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave parësore”, thuhet në deklaratën e treshes evropiane.

Eurodeputetët u bënë thirrje liderëve të partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të marrin përgjegjësi mbi obligimet e tyre, në të mirë të interesave demokratike, para se gjithash ” për popullin e Maqedonisë”. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 20:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori