Eurodeputetët nga Bullgaria kërkojnë që maqedonasit e Shqipërisë të mbrohen si bullgarë
Parlamenti Evropian është e mundur që të miratojnë nesër një paragraf në rezolutën për Sqipërtinë në amendamentet e eurodeputetevë bullgarë, Andrej kovaçev dhe Angel Xhambaski, gjë kjo që do rë jetë drejtpërdrejt në dëm të maqedonasve nga Golobërda, Gora dhe Prespa e Vogël, shkruan agjencia e lajmeve MIA.

Njëkohësisht, si amendamenti i 24-të në seancën e nesërme plenare të Europarlamentit në Strasbourg, 751 eurodeputetë do ta konfirmojnë Rezolutën për Shqipërinë, ku Kovaçev dhe Xhambaski në momentin e fundit duan të shtyjnë tezën se pakica maqedonase në tre vendet e përmendura është në të vërtetë bullgare.

Paraprakisht Kovaçev ka deklaruar në PE se në Shqipëri jetojnë 100 mijë bullgarë, të cilët nuk i kanë të gjitha të drejtat e një pakice të pranuar. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori