Eurodeputeti për Maqedoninë: Të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, ka prezantuar propozim-rezolutën për Maqedoninë në aspektin e Raportit të përparimit për vitin 2016">2016 të Komisionit Evropian.

Ky raport do të diskutohet në Komitetin për punë të jashtme – AFET në PE në Bruksel.

Përveç propozimit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE, eurodeputeti Vajgl propozon për hetë të parë zhvillimin e "nismave të reja" së bashku me ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthew Nimetz, për t’i dhënë fund çështjes së tejzgjatur të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Raporti përfshin konkluzat e Këshillit Evropian nga Samiti i Selanikut të vitit 2003; dhe Deklaratën e Konferencës së parisit për Ballkanin Perëndimor, e mbajtur në vitin 2016">2016;
raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhje të suksesshme të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor të vitit 2016">2016;
Rezolutën 817 dhe 845 të OKB-së për Maqedoninë, të vitit 1993;
dhe aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për shkelje të Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë ndaj Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori