Eurodeputeti Hovit kërkon të shfrytëzohet vizita e Venizelos
Riçard Hovit, Raportuesi i Parlamentit Evropian për Mqedoninë, ka vizituar Shkupin pasditen e djeshme.

Vizita e eurodeputetit Riçard Hovit realizohet në prag të vizitës së ministrit të jashtëm grek Evangelos Venizelos. Gjithashtu vizita e Hovit vjen menjëherë pas miratimit të Rezolutës për Maqedoninë javën e kaluar në Parlamentin Evropian, njofton INA.

“Përpiqem të bëj çmos që të siguroj që kjo vizitë të jetë e suksesshme, të ketë diskutime të frytshme me qëllim që të nxitet lëvizja përpara në Këshillin Evropian në samitin e qershorit. Apeli im ndaj politikanëve këtu dhe çdo kujt në këtë shoqëri, është që të shfrytëzojnë këtë periudhë përpara vizitës së tij dhe pas, që të sigurojnë me deklaratat dhe veprimet e tyre një atmosferë që vizita të kalojë në mënyrë të suksesshme”, deklaroi evrodeputeti britanik Riçard Hovit.

Hovit theksoi nevojën e kultivimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Parimet e Marrëveshjes së Ohrit janë të mira, por objektivat akoma nuk janë arritur”, theksoi Hovit. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2014, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori