Eurodeputeti: Gruevski nuk ka ndërmend të heqë dorë, i druhet burgut
Eurodeputeti Ivo Vajgl ka folur për “Al Jezeera” lidhur me Maqedoninë dhe bisedimet e BE-së për krizën politike në vend.

”Është karakteristike deklarata e Gruevskit i cili na tha se nuk e ka mendjen të dorëzohet dhe do të shkoj deri në fund pasi nuk do që të shkoj në burg. Nëse ky është qëllimi, atëherë mund ta kuptojmë se shteti nuk do të ketë zgjidhje të mençur për një kohë të gjatë.” tha mes tjerash Vajgl.

Gjithashtu Vajgl foli edhe për urrejtjen kundër shqiptarëve.

”VMRO-DPMNE po organizon protesta pa kompromis në vend që të bëjnë paradë në rrugë. Kjo mund të përshkallëzojë . Nuk dua që të flas për skenare të zeza ku rrezikohet që të ndodhë konflikt nëpërmjet gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.” tha ai në intervistën për Al Jezeera./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori